Sot përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së, më i madhi në Ballkan

10

Në ditën e veçantë për popullin amerikan, atë të Pavarësisë që festohet sot, Ambasada e SHBA-së në Kosovë do të bëhet me shtëpi të re.

Sot, do të përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së.

Ndërtimi i tij është bërë në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet.

Njëherësh kjo është ambasada më e madhe në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast, ambasadori, Philip Kosnett dhe zonja Alison Kosnett, do të jenë nikoqirë të pritjes që do të mbahet edhe për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Comments are closed.