- Gold – 56 dollarë për gram: Ky element është çmuar si simboli i pasurisë së prosperitetit. Ai gjen përdorim edhe në mjekësi si tek implantet dentare dhe telat, në trajtimin e artritit dhe madje edhe të kanerit.
- Rodium – 58 dollarë për gram: Gati 60% e të gjithë rodiumit gjendet në Afrikën e Jugut. Ky element është më pak i dendur dhe më rezistent ndaj nxehtësisë se platini. Pjesë e arsyes pse rodiumi ka një çmim të lartë është ndërprerja e furnizimeve ruse në fund të viteve 1990.
- Platin – 60 dollarë për gram: Platini është i ngjashëm me rodiumin dhe arin, platini përdoret në bizhuteri, në reaksione kimike, instalime elektrike, stomatologji etj. Ky element u zbulua në 1735, por është përdorur edhe më herët rreth vitit 1200 në disa bizhuteri egjiptiane.
- LSD (Lysergic Acid Diethylamide) – 3000 dollarë për gram: Zakonisht njihet si acid apo LSD, (Lysergic Acid Diethylamide) u zbulua në Zvicër në vitin 1938 nga Albert Hoffman, i cili po përpiqej të krijonte një substancë të dobishme si një ilaç psikologjik. LSD krijon halucinacione të fuqishme dhe mund të sjellë probleme të mëdha psikologjike, si edhe lëndime të rënda fizike.
- Diamanti – 55.000 dollarë për gram: Diamantet janë gurë mjaft të çmuar pavarësisht se ata nuk janë më të rrallët në tokë. Ky mineral gjendet zakonisht në disa zona të Afrikës.
- Californium ( element kimik radioaktiv me simbol Cf) – 27 milionë dollarë për gram: Californium u zbulua në Kaliforni në vitin 1950 dhe është një metal mjaft i rrallë. Ai është element radioaktiv, një mikrogram nga Californiumi liron deri në 170 milion grimca neutroni çdo minutë, duke e bërë atë te jetë shumë toksik.
- Antimateria – 6.25 trilion dollarë për gram: Substanca më e shtrenjtë në tokë është antimateries, e cila për ta përpunuar kërkon teknologjinë më të përparuar siç është CERN-i, në mënyrë që të krijojë sasi të vogla, të cilat janë të mjaftueshme për tu studiuar nga fizikanët.