Shkup, 2 mars – Për shkak të intervenimit në elektrorrjetin distributiv sot pa rrymë do të jenë pjesë nga komunat Butel dhe Kisella Vodë.
Në periudhën prej orës 08:30 e deri në ora 15:00, pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugës “Aleksandar Urdarevski”, në rrethinën e firmës “Vince komerc” në komunën e Butelit.
Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike nga ora 09:00 deri në ora 10:30 do të kenë edhe shfrytëzuesit nga një pjesë e lagjes Kisella Vodë.