Shkup, 3 nëntor – Festivali i parë investigativ i filmit Shkupi (FIFSH) do të mbahet në kinemanë “Kultura” prej më tre deri më 5 nëntor, në organizim të Platformës së sapoformuar për gazetari investigative dhe analiza – PINA (pina.mk) në partneritet me Fondacionin “Frdrih Ebert” – Shkup. “Si festivali i parë i këtij lloji në rajon, FIFSH bashkon tema lokale, rajonale dhe botërore të cilat lidhen me sfidat gazetareske. Programi treditor i festivalit përfshin shfaqjen e filmave dokumentar, punëtorive, diskutimeve dhe debateve me mysafirë nga Maqedonia, rajoni dhe bota. Hapja e edicionit të parë të festivalit i kushtohet informatorëve, individ të guximshëm të cilët zbardhin informacione në emër të së mirës së përgjithshme”, informon organizatori. FIFSH është festival i cili i kushtohet gazetarisë investigative, por hap edhe çështje të cilat u interesojnë edhe atyre të cilët nuk janë pjesë e mediave. “Filmat të cilat janë pjesë e programit të festivalit e pasqyrojnë lidhjen e punës gazetareske me çdo segment të shoqërisë dhe përmes tyre publiku do të mund të zbulojë më shumë për privatizimin në Kroaci (“Gazda”), fshehjen e tatimit në Britaninë e Madhe (“Rrjeti i merimangës”; Mbretëria e dytë e Britanisë së Madhe”), gjuetia e ndaluar në Serbi (“Rrafshinë pa shpendë?”), problemi me ndotjen “Mushkëri të zeza, të bardha” dhe “Ndotja: Shkupi arrin Pekinin”), si dhe mbijetesa e mediave të shtypit në botën digjitale (“Gazetari me të rejën, gazetari me të vjetrën”), kumtoi Platforma për gazetari investigative dhe analiza. Pas shfaqjes së filmit “Të jesh informator” (Being a Ëhistlebloëer) të gazetarit francez dhe regjisor Benoa Brinzhe, publiku në hapjen më 3 nëntor do të ketë mundësi që ta ndjek diskutimin me temë “Informatorët: lojtarë “sekret” të cilët mund ta ndryshojnë historinë”.