Shkup, 17 tetor – Sot në Shkup, në Qendrën Informative Kulturore (QIK) në ora 19, do të promovohet libri “Maqedonia nga antika deri te koha jonë” i Jusuf Buxhovit, njofton KOHA.
Sipas autorit, ky libër, pos tjerash, është një kundërpërgjigje shtrembërimeve historike nga Beogeadi, Athina, Moska dhe qendrat tjera, nga të cilat janë përjashtuar shqiptarët nga e drejta e tyre historike dhe etnike në këtë pjesë, përkundër faktit se ata janë faktor qenësor në të gjitha zhvillimet, gjë që nuk është e rastit që në procesin e çlirimit nga perandoria osmane, Maqedonia në kuadër të vilajetit të Kosovës, të shfaqet promotor i ngjarjeve që quan të shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 1912. (koha.mk)