Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të debatojnë Komisioni për çështje kushtetuese dhe Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji.
Para Komisionit për çështje kushtetuese janë draft-amendamentet 33,34 dhe 35 të Kushtetutës së RM-së, përderisa Komisioni për transport do ta shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim të aksit rrugor Milladinovc-Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë-Ohër, në procedurë të shkurtër, në lexim të dytë.