Shkup, 1 janar – Në ditën e parë e vitit të ri 2019 më ftohtë është në Berovë ku janë matur minus gjashtë gradë, ndërsa më ngrohtë në Shkup dhe Gjevgjeli.
Sipas DPHM, -4 është në Strumicë dhe Krushevë, -3 në Lazaropole dhe Demir Kapi, -2 në Shkup (Petrovec) dhe Gjurishte, -1 në Shtip, zero në Kriva Pallankë, Ohër, Pretor dhe Dibër, një gradë në Manastir dhe Prilep, si dhe dy në Tetovë, Kumanovë dhe Dojran.
Lartësia e shtresës së dëborës deri në orën shtatë në Kodrën e Diellit është 13 centimetra, nëntë në Mavrovë, dhe Krushevë, pesë në Lazaropole.
Gjatë ditës mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare përkohësisht të përforcuar nga drejtimi verior e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës së ajrit. Temperatura e ditës prej një deri në shtatë gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe erë mesatare përkohësisht të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus katër, ndërsa e ditës deri në pesë gradë Celsius.
Nga e mërkura nga fundi i ditës priten vranësira të reja me reshje lokale të borës, të cilat do të vazhdojnë edhe të enjten.