Shkup, 23 nëntor – Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë. Nëpër disa fushëgropa me dukuri të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë prej -8 deri 3, ndërsa maksimalja prej 9 deri 15 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell, me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri -2, ndërsa maksimalja do të arrijë 11 gradë.
Në ditët në vijim mot stabil, me diell dhe me vranësira mesatare si dhe me temperatura më të ulëta të mëngjesit, të cilat në disa vende do të zbresin nën -5 gradë. Nëpër disa fushëgropa do të ketë dukuri të mjegullës së mëngjesit dhe atje temperatura do të mbetet më e ulët gjatë ditës. Të martën do të fryjë erë e matur veriore.