Ish-kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Sokoll Mitrovski, së bashku me edhe disa persona të tjerë, sot në mëngjes është arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, mëson MIA prej burimeve policore. Sipas njohurive të para, të cilat u ndanë në disa media, Mitrovski është arrestuar për rindarjen e paligjshme të tokës në territorin e komunës dhe për dhënien joligjore nën koncesion të tokës. Mitrovski ishte kryetar i komunës së Gjorçe Petrovit prej vitit 2005 deri në vitin 2017. Lajmi për arrestimet akoma është duke u verifikuar në Prokurorinë Publike Themelore Shkup.