Në Zyrën e Avokatit të Popullit sot gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që nga hapja e vendvotimeve deri ora 21:00 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321, për të gjithë qytetarët ku kanë të drejt të denoncojnë çfarëdo lloj shkeljesh të të drejtës së votës
Shkup, 15 korrik – Sot në Maqedoninë e Veriut, mbahen zgjedhjet e 10-ta parlamentare. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti politike dy koalicione parazgjedhore. Vlen të cekët se sipas vendimit të Qeverisë sot është shpallur ditë jo në vend.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut zhvillohen sipas modelit proporcional në 3.480 vendvotime dhe në gjashtë njësi zgjedhore. Në ato vendvotime ku ka më pak se 10 votues, ai vendvotim nuk do të hapet dhe qytetarët e atij vendvotimi mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në vendvotimin më të afërt.
Sipas Listës zgjedhore të përfunduar, 1.814.263 qytetarë kanë të drejtë të votojnë. Nga këto, 1.729.189 persona janë regjistruar në listën e rregullt, ndërkaq në listën e veçantë zgjedhore janë regjistruar 83.054 persona që kanë emigruar ose janë duke punuar jashtë vendit, prej tyre janë të përfshirë edhe 1.657 votues për personat që janë në burg dhe paraburgim, në shtëpitë e pleqve 357 si dhe gjashtë persona janë regjistruar si persona të zhvendosur brenda vendit.
Sa i përket votimeve në diasporë KSHZ-ja i ka pranuar 6.096 aplikime nga qytetarët e RMV-së që jetojnë jashtë shtetit. Meqenëse numri i kërkesave të pranuara është më i vogël se numri i votave me të cilat u zgjodh një deputet në zgjedhjet e vitit 2016, KSHZ-ja vendosi që të mos zhvillohet votimi në misionet diplomatike dhe konsullore sipas listave të paraqitura të kandidatëve për deputetë në NJZ 7. Të drejtën e tyre të votës qytetarët nga diaspora do të mund ta realizojnë nëse votojnë në vendvotimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Linjë telefonike falas
Në Zyrën e Avokatit të Popullit sot gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që nga hapja e vendvotimeve deri ora 21:00 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321, për të gjithë qytetarët ku kanë të drejt të denoncojnë çfarëdo lloj shkeljesh të të drejtës së votës, sqarojnë nga Zyra e Avokatit të Popullit.
Zyrat e Avokatit të Popullit do ti jenë të hapura për në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’iu ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e drejtës të tyre të votës.
Përveç linjës falas, për mbrojtje të të drejtave të tyre të gjatë procesit të votimin ata mund të paraqiten edhe në këto numra të telefonit: Strumicë: 034 329- 996, Kumanovë: 031 431-488, Manastir: 047 242-310, Kërçovë: 045 228-586, Tetovë: 044 344-082, Shtip: 032 389-701