Sot në Maqedoni mbanë mot me diell dhe me vranësira lokale

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i freskët me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar verilindore. UV-indeksi do të jetë 6.

Në Mavrovë për nesër DPHM e parashikon temperaturën më të ulët të mëngjesit (zero), deri në temperaturat më të larta nëntë gradë në Gjevgjeli. Temperatura ditore do të lëvizë nga 18 deri në 22 gradë.

Në Shkup temperatura nesër do të jetë nga 3 deri në 18 gradë.

Deri të shtunën moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, gjatë ditës kryesisht me diell me rritje të temperaturave ditore, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Të enjten dhe të premten temperatura më e ulët e mëngjesit do të ulet në një gradë nën zero, ndërsa temperatura më e lartë ditore do të jetë 24 (e enjte) dhe 26 (e premte).

Nga e diela, informon DPHM-ja, do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme lokale të shiut.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com