Bruksel, 1 shkurt – Në Bruksel do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili dialog ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. BE-ja, si ndërmjetësuese në dialog, pret që bisedim për çështjet e hapura, zbatim të marrëveshjeve të arritura, por edhe për atë se si më tej me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Në takim do të marrin pjesë kryeministrat e dy vendeve, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq. Kurse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka bërë të ditur nëse do të udhëtojë për në Bruksel, për të marrë pjesë ne dialog. Më 24 janar është zhvilluar takimi i nivelit të lartë ndërshtetëror, ku të dy shtetet përfaqësoheshin nga presidentët dhe kryeministrat. Takimet e nivelit të lartë, shihen si mundësi për tejkalimin e tensioneve që janë ngritur mes dy vendeve, pas provokimeve të vazhdueshme që vinë nga Serbia.