Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në mbledhjen e kryesisë qendrore që do të mbahet në selinë e partisë në Reçicë me fillim në ora 17;00, do të shqyrtojë situatën politike në vend të ndërlidhur me formimin e qeverisë së re. Kryesia e BDI-së po sot duhet të vendosë lidhur me koalicionimin me VMRO-DPMNE apo opsione të tjera përfshi edhe LSDM-në.