Sot mblidhen drejtuesit e Real Madridit, zbulohet vendimi për Zidane

86

Real Madrid pësoi mbrëmë një humbje shumë të dhimbshme ndaj Shakhtar Donetsk dhe vuri në diskutim kualifikimin në fazën tjetër të Champions League.

Pas ndeshjes trajneri Zinedin Zidane foli për mediet dhe pyetja e parë ndaj tij ishte nëse do jepte dorëheqjen. Përgjigja e francezit ishte një ‘jo’ e prerë, duke e bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë me Real Madrid.

Pas kësaj, mediet u përqendruan në mendimin e drejtuesve për trajnerin dhe AS zbulon më shumë rreth kësaj çështje. Media pranë klubit madrilen bën me dije se sot do të mblidhet asambleja e klubit, por jo për Zidane.

Mësohet se francezi nuk do të jetë aspak në rendin e ditës. Klubi beson plotësisht në të dhe është i vetëdijshëm se duhet punë për tu ngjitur lart dhe dëmtimet e infektimet e kanë penguar. Pritet reagim në ndeshjen e fundit të Champions League ndaj Gladbach.

Në Asamble do të diskutohet çështja e buxhetit, ku Reali fatmirësisht ka ruajtur bilancet duke mos dalë me humbje, por me fitim minimal prej 300 mijë eurosh. Buxheti i vitit të ardhshëm është rreth 600 milionë euro, 300 milionë më pak se ç’pritej.