Shkup, 15 tetor – Nën prezencën e shumë familjarëve të viktimave të rastit “Llaskarca”, pas pak çastesh pritet të filloj seanca e dytë kundër pronarit dhe të punësuarve tjerë në kompaninë e autobusave “Durmo Turs”, transmeton koha.mk. Javë më parë seanca u anulua pasi që njëri prej të akuzuarve pati ndërhyrje kirurgjikale.
Për ndryshe në aksidentin që ndodhi në afërsi të fshatit Laskarcë jetën humbën 16 persona, kur autobusi i kompanisë Durmo Turs derisa ishte duke udhëtuar nga Shkupi për në Gostivar, në autostradën Tetovë – Shkup kishte humbur kontrollin. (koha.mk)