Në Gjykatën penale për sot janë caktuar seanca për lëndët e PSP-së, “TNT”, “Trust” dhe “Dhuna në Qendër”. Në seancën për TNT-në duhet të dëgjohen 16 audio biseda nga të ashtuquajtura “bomba” lidhur me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për të ardhme evropiane, Fiat Canovski. Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-kryetari i komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski, inspektorja ndërtimore nga Gazi Baba dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime. Sipas aktit të prokurorisë, me veprimin e rrënimit është shkaktuar dëm prej 16 milionë eurove, ndërsa plotësisht buxhetit të komunës Gazi Babë edhe tre milionë denarë. Canovski dhe ndërmarrja FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar. Seancë gjyqësore duhet të mbahet edhe për lëndën “Trust” në të cilën i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, mes të cilëve edhe drejtuesit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë. Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë eurove. Lënda, siç kumtoi PSP, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion nga 3.8.2011 dhe 6.10.2011. Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet edhe seancë për procedurë të ndarë nga lënda “Dhuna në Qendër”.