Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të fillojë gjykimi për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska për furnizimin e mercedesit luksoz në lëndën “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.
Jankullovska po veçohet në procedurë të veçuar dhe gjykimi do të fillojë prej fillimit. Gjykatësja Dobrilla kacarska ka caktuar 11 seanca për këtë lëndë deri në fund të shtatorit.
PSP propozoi që gjykimi për Jankullovskën të bëhet veçmas pasi avokatët e saj dorëzuan dokumentacion mjekësor për hapje të pushimit mjekësor për shtatzëninë e saj. Për rastin e njëjtë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka marrë dënim me burg prej dy vitesh, ndërsa i akuzuari i dytë dënim me burg prej 6 vite e gjashtë muaj. Gjykata e Apelit nesër pritet të sjellë vendim për ankesën e Nikolla Gruevskit në këtë lëndë.
Jankullovska akuzohet për keqpërdorimin të pozitës zyrtare dhe autorizim si nxitës. Për këtë vepër penale të ish-ministres mund t’i caktohet dënim prej më së paku pesë vite. Sipas aktakuzës, Jankullovska që ta plotësojë kërkesën e Nikolla Gruevskit, me paramendim e ka nxitur Gjoko Popovskin të bëjë vepër penale.