Shkup, 20 mars – Sot është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Kjo ditë ka për qëllim të vërë në pah se lumturia është qëllim themelor i njeriut dhe u bën thirrje vendeve që të përshtatin politikat publike, në mënyrë që të përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve.
20 marsi është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Lumturisë në vitin 2012 nga Kombet e Bashkuara.
OKB thotë se për të rritur lumturinë globale, zhvillimi ekonomik duhet të shoqërohet me mirëqenien sociale dhe mjedisore.