Në Shqipëri sot do të jetë ditë zie kombëtare në nder të majorit Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni,
Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e ka shpallur major Klodian Tanushin “Dëshmor i Atdheut”.
Homazhet në nder të dëshmorit të atdheut, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.
Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder tij, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.