Shkup, 21 janar – Qendra për skijim në Mavrovë, sot dhe nesër, do të mundësojë skijim falas për nxënësit derisa të kthehen në bankat e shkollës.
“U dalim krah dhe i ftojmë të gjithë fëmijët të jenë mysafir dhe të marrin ajër të pastër në mal derisa të kalojë periudha kritike. Shpresoj se nismës tonë do t’i bashkëngjiten edhe institucione tjera për transport falas dhe supervision, sepse të gjithë prindërit nuk kanë mundësi t’i sjellin nxënësit në Mavrovë”, thotë Ognjan Cigovski, drejtor i Qendrës për ski në Mavrovë.
Kjo nismë është rezultat i ndotjes enorme të ajrit në Maqedoni dhe me rastin e Ditës botërore të borës, 19 janarit.