Shkup, 9 nëntor – Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në seancë plenare duhet të vendosin për marrjen e mandatit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Që të realizohet një gjë e tillë, është e nevojshme shumicë prej dy të tretave që është më se e sigurt se nuk do të jetë e mundshme, duke e pasur parasysh atë që grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe “Për Maqedoni të përbashkët” u deklaruan se nuk do ta mbështesin propozimin e Komisionit për çështje procedurale dhe mandatare-imunitare.
Komisioni kuvendor me shumicë votash të mërkurën e pranoi kërkesën e gjykatës që deputetit Gruevski t’i merret mandati për shkak të vuajtjes së dënimit me burg prej dy viteve për furnizimin e mercedesit luksoz në lëndën “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike që megjithatë vendimi i deputetëve nuk e shtyn kryerjen e dënimit.
Kërkesa për marrjen e mandatit të Gruevskit është sipas nenit 59 nga Rregullorja e Kuvendit të RM-së. Me të parashikohet që për një deputet të dënuar për vepër penale ose vepër tjetër ndëshkuese që e bën të padenjë për kryerjen e funksionit të deputetit, njoftim tek kryetari i Kuvendit të dorëzojë gjykata e cila e ka shqiptuar dënimin.
Me këtë nen nga Rregullorja e Kuvendit është paraparë që Propozim për marrjen e mandatit të deputetit të parashtrojë Komisioni për çështje procedurale dhe mandatare-imunitare, në afat prej 15 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit nga kryetari i Kuvendit. Pas propozimit të Komisionit për çështje procedurale mandatare-imunitare për marrjen e mandatit të deputetit, Kuvendi zhvillon shqyrtim në seancën e parë të ardhshme, ndërsa shqyrtimi mund të përfundojë me sjelljen e vendimit për marrjen e mandatit të deputetit ose me konkludim se nuk ka elemente për marrjen e mandatit të deputetit. Që t’i merret mandatit Gruevskit, Kuvendit i nevojitet shumicë prej dy të tretave.
Gruevski dje është dashur të paraqitet për të vuajtur dënimin me burg. Por ai dhe avokatët e tij parashtruan ankesa kundër vendimit të gjykatësit për kryerjen e sanksioneve i cili vepron sipas lëndës. e ka marrë lutjen e Gruevskit për shtyrjen e dënimit. Nga gjykata informojnë se prej sot vijon afati prej tre ditëve në të cilat Gjykata Penale duhet të sjell vendim për ankesat.