Miliarderi George Soros ka humbur afro 1 miliardë dollarë si rezultat i fitores së papritur të Donald Trump. The Wall Street Journal raporton sot se miliarderi dhe financuesi i majtë George Soros ka humbur rreth 1 miliardë Dollarë si pasojë e fitores së zgjedhjeve presidenciale amerikane nga republikani Donald Trump, raporton The Wall Street Journal, transmeton gazetametro.net. Fitorja e Trump bëri që financat e Soros të dobësoheshin pas rënies së aksioneve në Wall Street. Megjithatë, fondacionet e George Soros dolën me fitim 5% në vit. Një ndihmës i miliarderit amerikan, ka thënë që nëse Hillary Clinton do të fitonte, do të shkaktonte rritje të aksioneve në bursa dhe më pas rënie, ndërsa fitorja e Trump bëri të kundërtën.