Bruksel, 25 shkurt – Drejtori ekzekutiv i kompanisë AstraZeneka, Paskal Sorio, sot deklaroi se shpreson që do t’i përmbushë pritjet e Bashkimit Evropian për numrin e vaksinave kundër Kovid-19 që kompania mund t’ia dorëzojë bllokut evropian në tremujorin e dytë të vitit.
“Punojmë 24/7 për ta përmirësuar dërgesën dhe shpresojmë se do t’i përmbushim pritjet ër tremujorin e dytë”, tha ai.
AstraZeneka para dy ditësh e njoftoi Bashkimin Evropian se në tremujorin e dytë do të dorëzojë më pak se 90 milionë doza të vaksinës së vet kundër koronavirusit.
Sipas përfaqësuesve zyrtarë të BE-së, të cilët drejtpërdrejtë morën pjesë në bisedimet me prodhuesin britaniko-suedez të medikamenteve, kjo do të thotë se AstraZeneka do të dërgojë më pak se gjyma e numrit të vaksinave të dakorduara me BE-në në tremujorin e dytë.
Sipas marrëveshjes së kompanisë AstraZeneka me BE-në, që u zbardh javën e kaluar, kompania u obligua të dërgojë 180 milionë doza drejt Unionit në tremujorin e dytë. Nëse pakësohen dozat e vaksinave, kjo mund të ndikojë në aftësinë e BE-së për ta arritur qëllimin për vaksinim të 70 për qind të të rriturve deri në verë.