mbasadori i Misionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luixhi Soreca, nga qyteti verior shqiptar Shkodër, porositi se nëse nuk tejkalohet kriza politike në vend rrezikohet integriteti në Bashkimin Evropian.
Ai e kritikoi opozitën se nuk tërhiqet nga nga qëndrimi i saj, theksoi se është kërkuar nga shumica të ulet në dialog dhe t’i gjykojë deklaratat e që nxisin dhunë, duke kërkuar që protestat të jenë të qeta.
Theksoi se Bashkimi Evropian lidhur me situatën në Shqipëri, në dy javët e fundit është shumë i qartë, duke shtuar se e drejta e protestës është për gjithkënd dhe se i mbështesin të gjithë ata që protestojnë.
Por , sipas tij, kjo duhet të jetë në mënyrë të qetë dhe pa nxitje të dhunës. Nxitja e dhunës është e pafalshme dhe presim, theksoi, protestat e ardhshme të jenë pa nxitje të dhunës.
Ai u bëri thirre institucioneve që të ndërmarrin aktivitete për tejkalim të situatës.
“U bëjmë thirrje institucioneve që ta luajnë rolin e tyre në demokraci, të kujdesen për interesat e banorëve. U bëjmë thirrje të gjitha partive që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale si mënyrë e vetme demokratike”, tha ambasadori i BE-së.
Duke folur për barazinë gjinore në Ditën ndërkombëtare të gruas, Soreca tha se duhet të respektohen të drejtat e grave. (koha.mk)