Sopranoja Elbenita Kajtazi në “Glyndebourne Opera 2020”

Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në festivalin Glyndebourne Opera 2020, i cili do të mbahet në pjesën e dytë të majit.

“Nën dirigjimin e Enrique Mazzola me orkestrën London Philharmonic Orchestra do kem rastin të këndoj rolin tim të dashur Adina nga opera e mirënjohur L’elisir d’amore kompozuar nga Donizetti. Në të njëjtën kohë që unë do kem kënaqësinë të këndoj në Glyndebourne Opera House, motra ime Ermonela Jaho do ketë shfaqjet e Madama Butterfly në Royal Opera House në Londër”, ka bërë të ditur sopranoja.