Shkup, 27 tetor – Shfrytëzuesit e fshatit Sopishte të Shkupit prej orës 10 deri në orën 16 do të mbeten pa ujë. Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerja është për shkak të rikosntruksionit të rrjetit të ujësjellësit, gjegjësisht vendosjes së rregullatorëve për presion tek unaza në fshatin Sopishte.