Sony Xperia XZ Premium ka marrë çmimin si “smartphone apo pajisja më e mirë celulare e lidhur”, në Çmimin Global të Celularëve në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë. “Jemi të nderuar” thotë Totoki, administratori i Sony Mobile Communications. Pajisja implementon sistemin e ri Motion Eyes për të siguruar një funksionalitet fotografik të avancuar dhe përmirëson cilësinë e fotove, në veçanti ka funksionin e “shkrepjes së parashikuar” të fotos. Një sensor i ri, mes fleshit dhe objektivit i jep mundësinë fotokamerës të nisë shkrepjen sapo një objekt apo person hyn në kuadraturë. Motion Eye jep mundësinë e regjistrimit të 960 frame në sekondë, me një riprodhim video në Super Slow Motion, katër herë më ngadalë se çdo celular tjetër ‘smart’. Pajisja ka një ekran prej 5.5 polsh me nëj rezolucion 4K HDR. Xperiza XZ Premium do të jetë i disponueshëm në ngjyrat Luminous Chrome dhe Deepsea Black, duke nisur nga kjo pranverë.