Sony ka njoftuar se konzola PlayStation 4 ka kaluar shifrën e 50 milionë njësive të shitura. PS4 u lansua gjatë vitit 2013 dhe pati shitje të mira, duke tejkaluar edhe rivalin Xbox One. Xbox Onë në muajt e fundit kishte ecur përpara me lansimin e versionit më të vogël të konzolës Xbox One S, por Sony me lansimin e PS4 Slim, 4K dhe VR, u rikthye në treg fuqishëm.