[adning id="476476"]

Sony prezanton kamerën ZV-E10 për vlogerë

19

Sony ka prezantuar kamerën e saj të dytë të fokusuar në vlogerët që quhet ZV-E10, që është pasardhës i modelit ZV-1 që u lansua vitin e kaluar. Megjithatë, derisa ZV-1 ka qenë një kamerë me objektiv të fiksuar, ZV-E10 ka një gamë më të gjerë të pajisjeve. ZV-E10 në thelb është version më i dobët sesa Alpha 6400, e disa funksione i janë hequr për shkak të punës me efikase, duke i shtuar disa karakteristika që kanë rëndësi të madhe për vlogerët.

Kjo kamerë ka të njëjtin sensor APS-C prej 24.2 megapikselë që Sony prej vitesh e përdor në kamerat e saj të serisë a6000. Gjithashtu ka aftësi të filmimit në formatin 4K me një shpejtësi prej 30fps. Sikurse a6400, ZV-E10 përkrah filmimin në S-Log2, S-Log3 dhe profilet HLG. ZV-E10 kushton më pak se 700 dollarë. Në kompletin me objektivin 16-50 mm dhe F3.5-5.6 do të kushtojë rreth 800 dollarë. Kjo pajisje pritet të jetë e disponueshme në treg gjatë muajit të ardhshëm.