[adning id="476476"]

Sony ka shitur 10 milionë kopje të PlayStation 5

14

Edhe pse po shitet në shifra rekord, mungesa globale e çipeve e ka bërë shumë të vështirë blerjen e një konsole të tillë. Sony ndau edhe disa statistika të tjera të shitjesh së lojërave. Sony ka shitur më shumë se 10 milionë konsola PS5 bëri të ditur kompania. Në Prill Sony kishte raportuar 7.8 milionë konsola të shitura ndërsa PS5 vazhdon të tejkalojë shitjet e PS4 duke u bërë konsola me shitjen më të shpejtë në histori. Konkretisht Spider-Man: Miles Morales ka shitur mëse 6.5 milionë kopje që nga debutimi në Nëntor ndërsa Ratcher & Clank: Rift Apart është shitur mëse 1.1 milionë kopje që nga muaji i kaluar.

Ndërsa Sony vazhdon të ndajë këto shifra, Microsoft e ka ndaluar publikimin e shitjeve në platformë prej kohësh.