Përzgjedhësi Gianni De Biasi do të ketë disa mungesa në ndeshjen miqësore kundër Luxemburgut që fllion në ora 19:00. Portieri Etrit Berisha është i suspenduar për shkak të pas ndëshkimit në lojën me Izraelin. Mungesë e rëndësishme në këtë përballje, e sidomos në atë ndaj Izraelit, do të jetë ajo e kapitenit Ansi Agolli. Ai e ka plotësuar numrin me dy kartonë të verdhë dhe nuk mund të jetë në dispozicion. Ndërkaq sulmuesi Bekim Balaj ka pësuar një lëndim dhe nuk është përfshirë fare në listën e të grumbulluarve. Në takimin e sotëm nuk do të jenë as lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Asdren Llullakun dhe Jahmir Hykën, që do të bashkohen me kombëtaren në Stamboll, pas datës 5 qershor.