Kërçovë 12 korrik – Në kuadër të manifestimit “Vera kulturore tetovare” në “Natën e muzikës
klasike me artistët e rinj”, koncerti i parë solistik do ti takoj pianistit të ri kërçovar Aldrin Deharit.
Të ftuar miq të Aldrinit do të jenë edhe nga klasa e prof. Shkelzen Baftiari,Shkodran Tolaj e Shkëlzen Pajazitit.
Për këtë kocert ku kryefjala do të jetë artisti ri kërçovar Aldrin Dehari , është kujdes soprano Besiana Mehmedi dhe profesor Shkëlzen Baftiari.
Artdashësit e muzikës klasike këtë koncert i cili ka një program shumë serioz e të larmishëm do të kenë mundësi ta ndjekin sonte në ora 20:00 në sallën e USHT-së, e cila gjendet në afërsi të Pallatit të Kulturës në Tetovë.