Shkup, 12 dhjetor – Delegacioni i Bashkimit Evropian në partneritet me Këshillin për Etikë në mediet sonte do t’i ndajë shpërblimet “Zhan Mone” për storje më të mirë gazetareske dhe fotografi më të mirë raportuese si dhe për storje amatore.
Shpërblimi për storje më të mirë gazetareske dhe fotografi më të mirë raportuese janë në temë “Ndërtimi i besimit në kohë të pasigurta”, ndërsa shpërblimi për fotografi më të mirë raportuese amatore do të ndahet për temën “Diversiteti ynë, forca jonë”.
Shpërblimet do t’i ndajnë euroambasadori Samuel Zhbogar dhe kryetarja e nderit të jurisë për shpërblimin “Zhan Mone”, Nadezhda Gaçe.
Me jurinë këtë vit kryeson Nadezhda Gaçe, drejtoreshë aktuale dhe kryeredaktore e magazinës Novi Magazin, Serbi, e cila ka përvojë shumëvjeçare si redaktore në disa nga revistat më të mëdha serbe dhe kryetare e Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë.
Shpërblimi, i cili këtë vit ndahet për të 16-ën herë përmban statuja të vogla për të gjithë fituesit dhe vauçer për pajisje teknike në vlerë prej 1.000 euro për fituesit në kategorinë storja më e mirë gazetareske dhe fotografi më e mirë profesioniste, si dhe vauçer në vlerë prej 500 eurove për fituesin në kategorinë fotografi më e mirë amatore.