Sapo ka hedhur në qarkullim një tjetër projekt të titulluar ‘Shqiptarë Maqedonie’, një këngë e bukur e cila sipas këngëtarit shpreh një histori shumë të dhimbshme. Soni T është nga Tetova, por jeton në perëndim, ndërkohë që tregon se projektet e tij të reja vetëm se do rrjedhin fuqishëm në skenën muzikore
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Sa i kënaqur je me realizimin e projektit të fundit?
Me projektin e fundit jam shumë i kënaqur, bëhet fjalë për një histori shumë të prekshme për shqiptarët e Maqedonisë, gjithashtu jam prek shumë edhe unë sepse tekstin e kam shkruar unë me ndjenja shumë të forta.
KOHA: Komercializmi gjithmonë ka pasur sukses, sa je ti në këtë drejtim?
Po ka pas, se këngët e kombit tonë nuk vdesin kurrë, se jena shumë të vuajtur e me dhimbje në zemër dhe besoj që këtë e kupton secili shqiptarë i kësaj bote.
KOHA: Ke pasur bashkëpunim me disa emra të njohur, po ndonjë duet me femër kur do të shohim?
Po kam pasur duet me një artist nga Ekuadori por videon na e bllokuan se kishim problem me policinë, sa i përket të ardhmes po duete kam bë edhe këngën e kam gati vetëm pres të bëj një videoklip tjetër, bashkëpunëtori është shumë i njohur në skenën shqiptare nuk dua të zbuloj emër deri në momentin kur të përfundojmë projektin.
KOHA: I pëlqen këto këngëtaret e njohura të komercializuara?
Edhe po edhe jo.
KOHA: Kë do zgjidhje mes këngëtareve, një me vokal të bukur apo një seksi?
Një me vokal të bukur.
KOHA: Po për grua, do ishe martuar me këngëtare?
E kam një dhe është perfekte.
KOHA: Kush është Soni T jashtë skenës, përshkruaje veten me pak fjalë? Planet për vitin e ardhshëm?
Planet për vitin e ardhshëm është se do mundohem të bashkoj gjithë kolegët e mi shqiptarë se shumë po shahen mes veti përmes këngëve a në fakt ne duhet të jemi krenar që jemi shqiptarë dhe jemi shumë artistë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin e jo të xhelozojmë, së shpejti edhe një projekt tjetër nga unë që do të titullohet ‘Vëllau për vëllaun’.