Në Angli është kryer një sondazh për tifozët e të gjithë klubeve të Premier League, duke zbuluar se cilët prej tyre janë ata që i tradhtojnë më shumë partneret e tyre.
Në sondazhin e kryer “online” rezultoi se tifozët e Huddersfield janë më tradhtarët ndaj partnereve të tyre, duke kryesuar renditjen me 69%. Tifozët e Manchester City janë në vend të dytë, me 67% që kanë pranuar se kanë bërë tradhti ndaj partnereve të tyre.
Tifozët e Chelsea renditen në vend të 7-të me 59%, ata të Tottenham me 52%, ndërsa tifozët e Manchester United me 44%.
Ndër tifozët më besnikë kanë dalë ata të Arsenal, të cilët renditen në vend të 20-të me vetëm 32% e tyre që pranuan se i kanë tradhtuar partneret e tyre.
John Pentin, krijuesi i sondazhit tha: “Gra, kujdes kë takoni! Duhet ta filloni bisedën duke i pyetur për kë skuadër bëjnë tifo, para se gjërat të kenë shkuar përpara.”