Nju-Jork, 9 gusht – Pothuajse gjysma e amerikanëve presin se në SHBA së shpejti do të ndodh edhe një e shtënë masive, tregojnë rezultatet nga sondazhi i Rojters dhe Ipsos. Sondazhi është publikuar vetëm disa ditë pas sulmeve vdekjeprurëse në Kaliforni, Teksas dhe Ohajo.
Sipas sondazhit, 78 për qind e amerikanëve kanë thënë se me siguri në tre muajt në vijim do të ketë edhe një sulm të tillë, ndërsa 49 për qind mendojnë se kjo është “shumë e sigurt”. Dhjetë për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk është e sigurt se do të ndodh një sulm i tillë në tre muajve të ardhshëm.
Sondazhi i zbatuar më 7 dhe 8 gusht është bërë pas dy të shtënave masive në El Paso dhe në Dejton si dhe në Gilrou muajin e kaluar ku e humbën jetën 36 persona.
Të shtëna masive nuk janë definuar qartë, por organizata jofitimprurëse Gan vajolens (Gun Violence Archive) ka regjistruar 250 incidente të tilla – mesatarisht nga një në ditë në të cilat me armë zjarri janë vrarë ose plagosur katër ose më shumë njerëz.