Bruksel, 20 tetor – Numri i madh i qytetarëve të Bashkimit Evropian kanë frikë nga pasojat direkte nga kriza me koronavirusin e ri ndaj situatës personale financiare ose shumica e tyre tani më kanë pësuar dëme, tregojnë rezultatet nga hulumtimi më i ri nga Parlamenti Evropian.
Madje 39 për qind e të anketuarve nga 27 vendet anëtare të BE-së kanë deklaruar se kriza e shkaktuar nga Kovid-19 tani më ka ndikuar ndaj rezultatit të tyre personal, përderisa 27 për qind kanë theksuar se presin një efekt të tillë në të ardhmen.
Më shumë se gjysma gjegjësisht 54 për qind e të anketuarve janë deklaruar se mbështesin buxhet të rritur të BE-së për tejkalimin e pandemisë. Ata janë përgjigjur se shëndeti publik duhet të jetë prioritet në financimin e buxhetit të përbashkët. Ndërsa 42 për qind janë përgjigjur se buxheti duhet të rritet për sanimin e ekonomisë, 37 për qind – për ndryshimet klimatike dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, ndërsa 35 për qind për punësim dhe çështje sociale.
Dy e treta e të anketuarve (66 për qind) janë pajtuar që BE-ja të ketë autorizime më të mëdha për përballje me kriza, siç është pandemia me Kovid-19.