Berlin, 12 mars – Rreth dy e treta e gjermanëve nuk duan që kancelarja Angela Merkel të heq dorë nga funksioni para largimit të mandatit në vjeshtën e vitit 2021.
Njëherit, 67 për qind e të anketuarve nuk duan që Merkeli që e drejton Gjermaninë nga viti 2005 të largohet nga funksioni para se t’i përfundojë mandati, tregojnë rezultatet nga anketa e agjencisë Forca.
Vetëm 29 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se Merkeli duhet të heq dorë nga funksioni i kancelares para skadimit të mandatit.
Nga shkurti i vitit 2018, pjesa e gjermanëve që duan që Merkeli ta përfundojë mandatin është rritur për 12 për qind. Shefi i Forcës, Manfred Gulner thotë se tash për tash “qytetarët gjermanë nuk shikojnë alternativë për Merkelin”. (koha.mk)