Uashington, 7 nëntor – Ish nënpresidenti amerikan Xho Bajden ka gjasa më të mëdha të jetë kandidat për president i demokratëve në vitin 2020, tregojnë rezultatet e hulumtimit sociologjik të Rojters/Ipsos.
Sipas hulumtimit, Bajden ka marrë mbështetjen e 29 për qind të bashkëpartiakëve të tij në garën për kandidat për president. Në vendin e dytë ndodhet Berni Sanders me 22 për qind, ndërsa pas tij janë senatorët Kori Buker nga Nju-Xhersi, Elizabet Uoren nga Masaçusetsi dhe Kamala Haris nga Kalifornia.
Secili prej këtyre kandidatëve potencialë të demokratëve, në zgjedhje do të merrte rezultat të mirë kundër Donald Trampit.
Edhe pa u shpenzuar asnjë dollar për reklama parazgjedhore apo ngjarje, studimi tregon se në zgjedhje Bajden do të fitonte 51 për qind, kundrejt 39 të cilët do të votonin për Trampin.
Nëse zgjedhjet mbahen sot, Sanders, Buker dhe Haris gjithashtu do ta fitonin Trampin, ndërsa dallim më të vogël do të kishte nëse kandidat i demokratëve është Bukeri. Në këtë rast, Trampi do të humbte vetëm katër për qind.
Në vitin 2016 kandidatja për president e demokratëve Hilari Klinton fitoi në votimin, pasi fitoi pothuajse tre milionë vota më shumë se Trampi, por humbi gjatë votimit shtet për shtet në Kolexhin Zgjedhor.