Shumica e shtetasve të BE kundërshtojnë zgjerimin e Unionit për anëtarët e rinj në vitet e ardhshme, ndërsa në të njëjtën kohë vendet kandidate vazhdojnë të mbështesin anëtarësimin në BE dhe besimin se kjo do të ishte e dobishme, sipas sondazhit të fundit të euro-barometrit të kryer nga Komisioni Evropian.
Në Shqipëri, rreth 93 për qind e pjesëmarrësve në studim vlerësuan se anëtarësimi do të ishte i mirë, me vetëm 1 për qind që kishin një qëndrim negativ, transmeton KosovaPress.
Anketa, e cila përfshinte pesë vende kandidate për anëtarësim në BE, tregoi se shumica e qytetarëve serbë, 42 për qind, besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte një gjë e mirë, 22 për qind mendojnë se anëtarësimi do të jetë i keq, ndërsa 28 për qind mendojnë se nuk është as e mirë as e keqe.
Në vendet e tjera kandidate, 58% e maqedonasve, 45% e malazezëve dhe 35% e turqve mendojnë se anëtarësimi në BE është pozitiv.
Në BE, megjithatë, 43 për qind e qytetarëve mbështesin zgjerimin e anëtarëve të rinj në vitet e ardhshme dhe kundër janë 45 për qind.
Duke parë individualisht nga anëtarët, zgjerimi gëzon mbështetjen më të madhe në Spanjë (71%), Poloni dhe Lituani (66%), Rumani (65%), Hungari (62%) dhe Kroaci (61%). Kundërshtarët më të mëdhenj janë Finlanda (64 për qind), Franca (62 për qind), Gjermania (61 për qind) dhe Austria (58 për qind).
Ndryshe, vetëm Kosova dhe Bosnja kanë mbetur jashtë proceseve të integrimit, e cila gjë nënkuptohet se këto dy vende janë të padëshirueshme për evropianët për të qenë pjesë e BE’së, transmeton gazetametro.net.