Shumica e amerikanëve nuk e aprovojnë mënyrën, në të cilën presidenti Donald Tramp përballet me krizën iraniane dhe ndjehen më të pasigurt, mësohet nga anketa më e re e “Ej-Bi-Si Njuz” Ipsos.
Sipas sondazhit, 56 për qind e amerikanëve kanë deklaruar se nuk e aprovojnë mënyrën në të cilën Tramp përballet me tensione të ashpërsuara me Iranin, ndërsa 43 për qind kanë deklaruar se miratojnë si ai përballet.
Anketa është zbatuar më 10 dhe 11 janar, respektivisht dy ditë pas marrëveshjes raketore të Iranit mbi bazat amerikane pasi që në sulmin e një fluturake pa pilot të SHBA-së është vrarë gjenerali iranian Kasem Sulejmani.
Në pyetjen për këtë sulm ajror shumica e amerikanëve, gjegjësisht 52 për qind, janë përgjigjur se pas sulmit ndjehen më pak të sigurt. Njëzet e pesë për qind kanë deklaruar se ndjehen më të sigurt, ndërsa 22 për qind kanë deklaruar se situata nuk ka ndryshuar.