Heung-Min Son s’do të largohet nga Tottenham. Klubi ka njoftuar në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshje me sulmuesin për rinovimin e kontratës.
Heung-Min Son ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare, që do ta mbajë në klub deri më 2025.
Ai është i lumtur që do të vazhdojë të jetë pjesë e Tottenham dhe Premierligë, premton që do të japë shumë më shumë në fushë.
29-vjeçari është pjesë e Tottenham që nga viti 2015. Deri më tani, ai ka bërë 280 paraqitje, ka shënuar 107 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.