Guvernatori i rajonit qendror të Somalisë, Galgaduud, dhe vëllai i tij, u vranë natën e premte në rrethin Yaaqshid, të Mogadishus. “Guvernatori Mohamed Ali Elmi dhe vëllai i tij Hassan Noor ishin duke u kthyer nga një vizitë familjare, kur persona të armatosur qëlluan mbi ta”, tha për AA, dëshmitari okular Mohamed Ali. Grupi militant Al-Shabaab përmes një kumtese të publikuar në një faqe interneti të afërt me të, ka konfirmuar sulmin. Përfaqësuesit rajonal shtetërorë dënuan fuqishëm vrasjen.