Manchester United shënoi fitore të madhe si mysafir i Tottenham, duke i mposhtur 0 me 1 ‘Gjelat’. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme sa i përket objektivit të ‘Djajve të Kuq’ sa i përket top-katërshes, shkruan Periskopi, përcjell gazeta KOHA.
Përveç fitore, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka arritur një rekord që nuk e ka bërë asnjë trajner i Manchester United më parë. Tekniku norvegjez është bërë trajneri i parë në historinë e United që ka fituar gjashtë ndeshje rradhazi prej që është në krye.