Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka takuar drejtorin sportive të Manchester United, Ed Woodward, ku i parashtruar kërkesat për merkaton e verës. Mësohet se trajneri norvegjez i ka kërkuar shefit të tij që të sjellë në “Old Trafford” 3 përforcime të tjera, duke i dorëzuar edhe listen me emrat.
I pari është mesfushori i Newcastle, Sean Longstaff, kosto e të cilit është 25 milionë euro. Për të United ka bërë ofertën e parë prej 18 milionë eurosh, që është refuzuar nga bardhezinjtë.
Ndërsa dy lojtarët e tjerë janë mesfushorët Bruno Fernandez, që luan me Sporting si dhe Christian Eriksen, që luan me Tottenham. Për këta dy të fundit konkurrenca është e fortë, por mësohet se United është në “pole” për t’i sjellë në “Old Trafford”.
Deri më tani, skuadra e Manchester United ka siguruar dy blerjet e para. Bëhet fjalë për Daniel James (erdhi nga Swansea) dhe Aaron Wan-Bissaka (erdhi nga Crystal Palace). Po sot rinovoi kontratën edhe Marcus Rashford.