– Mançester Junajtid nuk mposhtet në 13 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Arsenalit që prej humbjes 0-1 në shtatorin e 2006- ës (8 fitore, 5 barazime).
– Bukajo Saka u bë futbollisti më i ri që nisi titullar një ndeshje mes Arsenalit dhe Mançester Junajtid në historinë e Premier Ligës (18 vjeç e 25 ditë).
– Në 27 minutat e para në “Old Trafford” mes Junajtid dhe Arsenalit nuk pati asnjë goditje në portë. Kjo ishte pritja më e gjatë për të shqetësuar për herë të parë portierët gjatë një ndeshjeje të Premier Ligës këtë sezon.
– Goli i Skot MekTominejt ishte i pari i mesfushorit të “djajve” në “Old Trafford” në 25 ndeshjet e tij të deritanishme në Teatrin e Ëndrrave në të gjitha kompeticionet.
– Pierr-Emerik Obamejang u bë futbollisti i parë i Arsenalit që shënon 7 gola në 7 javët e para të Premier Ligës gjatë një sezoni, që prej Denis Bergkampit në 1997-’98.
– Nëntë pikë ka grumbulluar Mançester Junajtid në 7 javët e para të Premier Ligës, duke barazuar rekordin e tyre më negativ në këtë fazë të kampionatit që prej 1989-’90 (gjithashtu 7 pikë pas 7 ndeshjesh). Kjo do të thotë se ky është starti më i dobët i “djajve të kuq” në 30 vite. Ata nuk arrijnë shifra dopiopikësh pas kaq ndeshjesh prej sezonit 1989-’90, të cilin e mbyllën në vend të 13-të.
– Mançester Junajtid ka grumbulluar 49 pikë në 28 ndeshjet e Premier Ligës me Solskjaerin në stol, dy më pak sesa 28 ndeshjet e fundit me Zhoze Murinjon në pankinë (51).
– Arsenali (12 pikë) dhe Mançester Junajtid (9 pikë) kanë grumbulluar së bashku pas 7 javësh aq sa kryesuesit e Premier Ligës, Liverpuli (21 pikë).
– “Topçinjtë” nuk mposhten në dy ndeshje radhazi të Premier Ligës në “Old Trafford” për herë të parë që prej janarit 2000 (2 barazime).