Solskjaer hedh poshtë kategorikisht mundësinë e transferimit të Agueros

22

Ole Gunnar Solskjaer ka hedhur poshtë çdo mundësi që Sergio Aguero të jetë pjesë e Manchester Unitedit në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi argjentinas e ka zyrtarizuar largimin e tij nga Manchester City në fund të sezonit dhe tashmë është duke i lidhur me klubet të shumta që i duan shërbimet tij.

Chelsea, Arsenali, Barcelona e Juventusi, janë ndër klubet e interesuara, porse mundësitë që 32-vjeçari të luajë në Old Trafford janë zero.

“Nuk mund të pres që një lojtar, i cili ka luajtur për 10 vite te një klub, të transferohet te rivali i tyre lokal”.

“Unë nuk pres të ndodhë. E di që jemi profesionistë, mirëpo kur luan për Man Unitedin nuk shkon te Man City. Kemi pasur shembuj të këtillë, por unë nuk pajtohem me to. Nuk do të përmend emra, por ju i dini të gjithë. Fola shumë”.

“Kur kam luajtur për Man Unitedin, nëse një klub rival do të më kërkonte dhe do të kisha shkuar – atëherë, ku është besnikëria? Besnikëria është një prej vlerave që unë e pozicionoj shumë, shumë lart”, ka thënë Solskjaer.