DailyStar raporton se tani edhe Ole Gunnar Solskjaer ka hequr dorë nga mesfushori francez, i cili e ka rrugën e lirë për t’u transferuar në Juventus, nëse klubi italian është i gatshëm t’i ofrojë 140 milionë funte për Pogban, transmeton Gazeta Express.
Javën e kaluar, Pogba kishte thënë: “Real Madridi është ëndërr për këdo”. Francezi i Manchester Unitedit është spekuluar shumë edhe për një transferim në kryeqytetin spanjoll, ky trajneri Zinedine Zidane ka thënë se do ta priste me krahët e hapur.
Por 26-vjeçari do ta preferonte transferimin në Juventus, para kalimit në “Santiago Bernabeu”. Të paktën kështu pretendon Sky Sports Italia. Kjo gjë i konvenon edhe klubit anglez, pasi që Juventusi ka bërë ofertë me shumë më të madhe parash.
Solskjaer dëshiron që Pogba të largohet nga skuadra e tij pasi që paratë që klubi anglez do t’i fitonte nga shitja e tij, trajneri norvegjez dëshiron t’i shpenzojë për t’i transferuar disa lojtarë tjerë, të cilët i do në skuadër.
Bordi drejtues i Manchester Unitedit ia ka dhënë Solskjaer vetëm 100 milionë funte për t’i shpenzuar gjatë afatit kalimtar të verës. Kjo shumë është mjaft e vogël kur merren parasysh çmimet e larta të futbollistëve në tregun aktual.
Mirëpo, Solskjaer ka bërë plan që ta rritë këtë buxhet duke i shitur disa lojtarë të skuadrës së tij. Ndër dy futbollistët që mund të ndikojnë më së shumti në buxhetin e klubit janë Paul Pogba dhe Romelu Lukaku.