Solskjaer: Bëmë më të mirën tonë ndaj Messit, mund të shënojmë në ‘Camp Nou’

0

Manchester United është mposhtur 1-0 ndaj Barcelona-s në Old Trafford dhe Solskjaer është i zhgënjyer me rezultatin, por jo me paraqitjen e djemve të tij.

“Mendoj se ishim nervozë në fillim dhe bëmë shumë gabime,” e nis Solskjaer. “Pas golit të tyre dolëm në lojën tonë dhe disa prej lojtarëve tanë shkëlqyen. Messi? Ai është një lojtar fantastik, por ne bëmë më të mirën tonë ndaj tij. Sot nuk ishte mbrëmja jonë dhe nuk goditëm asnjëherë kuadratin.  Kjo është zhgënjyese pasi Rashford kishte një mundësi të mirë, po ashtu edhe Martial. Zakonisht në stërvitje ai e bën gol. Kur luan ndaj Barcelona-s duhet të luash pa topin në zotërim dhe kur merr topin mund të jesh i lodhur. Duhet të rregullojmë disa gjëra dhe të shkojmë në Cam Nou për të shënuar.  Do të shkojmë në stadiumin e tyre me besimin se mund të shënojmë gol.

Comments are closed.