Në epokën e rrjeteve sociale, edhe një takim me një tifoz të famshëm mund përcillet si një shenjë për të ardhmen. Në këtë rast, te Manchester United nuk bëjnë tjetër gjë veçse të përforcojnë këto teza. Takimi i fundit mes trajnerit aktual të “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer me aktorin Kit Harington që interpreton Jon Snow në serialin televiziv “Games Of Thrones”, duket se konfirmon pikërisht ose paraprin të ardhmen e trajnerit norvegjez.
“Nga Mbreti i Veriut te një tjetër”, kështu Manchester United në profilin zyrtar në “Instagram” përgëzon trajnerin e “Djajve të Kuq” dhe tifozin VIP. Prezent në stadium me rastin e ndeshjes mes Manchester United dhe Liverpool, aktorit të njohur i është dhuruar një bluzë që iu dha pikërisht nga trajneri Solskjaer.